VIP-at tanë: Heshtje apo reagim kur rruga zien?

Për vite me radhë, personazhet publikë te ne kanë kërkuar vëmendjen, mbështetjen dhe duartrokitjet e ndjekësve. Por kur mijëra qytetarë dolën në rrugë, disa zgjodhën të mos flisnin fare.
Prezantuesja Arbana Osmani u përball me një lumë komentesh kritike pasi reagoi ndaj protestave. Ndërsa Alketa Vejsiu, pasi mori edhe ajo një qëndrim, mbylli komplet hapësirën e komenteve në postimin e saj. Taktikë e mençur, apo shenjë paniku?
Në të njëjtën kohë, shfaqja e Louise Eil në protestë një ditë më parë, bashkë me familjen, e ndau publikun më dysh. Disa e përshëndetën, të tjerë e vunë në pikëpyetje. Asgjë s'është bardh e zi, siç duket!
Gazetari Bledy Mane e çoi debatin edhe më tej. Pa përmendur emra, ai akuzoi disa VIP-a se po i kthejnë shpinën “Pandronit” të tyre, pas 13 vitesh përfitimesh financiare, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
Po a janë këto kritika të drejta? A kanë personazhet publikë detyrim moral të flasin, apo heshtja mbetet zgjedhje personale? Apo mbase s'janë të gjithë të lindur për të qenë aktivistë, por vetëm për t'u bërë VIP?
