Sydney Sweeney, sytjenat me dekolte të thellë dhe... qeni!

Sydney Sweeney, aktorja e njohur që nuk i trembet asnjë sfide fashion, ka shkëlqyer në fushatën e re festive të markës së saj SYRN. Dhe kur themi shkëlqeu, mendojmë se nuk la asgjë vend për imagjinatë, falë një palë sytjenash me dekolte aq të thellë sa të linte pa frymë!
Kompleti ngjyrë vishnje, me një nuancë burgundy të thellë, përbëhej nga një kardigan i gjerë dhe pantallona të shkurtra me bel të lartë. Por ylli i vërtetë i shfaqjes ishin sytjenat e thurura, të dizajnuara me një dekolte dramatike që zbriste thellë në gjoks, duke përqafuar format e aktores aq të puthitura sa të linin pa frymë. Një kombinim i lezetshëm mes “rehatisë shtëpiake” dhe do të të lë pa fjalë, gjithçka në një paketë.
Kardigani ishte veshur hapur dhe i lëshuar nga shpatullat, duke lënë sytjenat në qendër të vëmendjes. Ky kontrast mes copës së gjerë dhe asaj të puthitur i jepte pamjes një balancë rehatie dhe sensualiteti. E gjithë ngjyra vishnje krijonte një ndjesi të ngrohtë dhe festive, duke i dhënë kompletit një kohezion perfekt.
Sydney pozonte përballë një sfondi me letër muri me lule vintage dhe panele druri. Ajo që na shkriu zemrën ishte qenushi i vogël i bardhë, i veshur me një shall me kuadrate, që ajo mbante në krahë. Mos vallë SYRN ka menduar edhe për veshjet e kafshëve shtëpiake? Po, SYRN prezantoi për herë të parë pulovrat e saj për qen.
Kjo nuk është hera e parë që Sydney Sweeney luan fort me dekoltetë e thella. Një ditë më parë ajo kishte pozuar me një version blu të errët të sytjenave, ndërsa rruhej përpara një pasqyre. Sytjenat blu kishin një dekolte të ulët të zbukuruar me detaje delikate dhe ishin veshur poshtë një xhakete të trashë blu, me disa kopsa të zgjidhura.
Ndërsa kompletet ngjyrë vishnje, të shfaqura në fushatën e fundit, dukeshin shumë më të pastra, duke hequr dorë nga zbukurimet dekorative të versionit blu. Kardigani rrëshqiste pa mundim nga shpatullat, duke mos qëndruar i kopsitur. Versioni blu të jepte një ndjesi cool, paksa misterioze, ndërsa ai ngjyrë vishnje ndihej më i ngrohtë, femëror dhe padyshim festiv. Të dyja këto look-e loungewear seksi janë pjesë e kapitullit “Hibernation Nation” të SYRN Holiday Special, duke vazhduar serinë e fushatave virale të Sydney-t, ku ajo modelon vetë. Epo, cilin do të zgjidhnit, blu misterioze apo vishnje festive?
