Elvana Gjata shtatzënë me Elson Bajrakurtajn? Thashethemet nuk ndalen!

Emri i këngëtares Elvana Gjata është kthyer sërish në qendër të lajmeve rozë, pas pretendimeve që kanë filluar të qarkullojnë, se ajo mund të jetë shtatzënë. Por kjo nuk është e gjitha, sepse babai i fëmijës, as më pak e as më shumë, thuhet të jetë inxhinieri Elson Bajrakurtaj.
Ky lajm, i publikuar nga Publik.al, nuk është konfirmuar nga artistja, kështu që për momentin mbeten në kontekstin e aluzioneve. Emrat e Elvanës dhe Elsonit janë lidhur edhe më parë. "Pamfleti" ishte mes mediave të para që raportoi për një lidhje të mundshme mes këngëtares dhe inxhinierit, i cili jeton në Londër.
Ky aluzion u lidh me përfshirjen e Elson Bajrakurtajt si aktor në filmin "2 gisht mjaltë 2", ku Elvana Gjata bashkëpunoi me Ermal Mamaqin. Këngëtarja u shfaq shumë e indinjuar pas publikimit të "Pamfletit". Por ja që tani, historia ka marrë përmasa edhe më të mëdha, duke u bërë temë e thashethemeve për një shtatzëni të mundshme.
Mbetet për t'u parë nëse këto aludime do të marrin formë zyrtare apo do të shuhen si shume të tjerat. Fundja, shpeshherë personazhet publike mohojnë me forcë lidhjet e tyre, e pastaj, 'aksidentalisht' ato jo vetëm që dalin të vërteta, por mund të përfundojnë edhe me martesë e trashëgimtarë. A do të jetë ky rasti i radhës, apo thashethemet do të mbeten vetëm kaq?
