Aurela Gaçe shpërthen: Politika tallet me ne, na qesh e na përbuz, keni shumë mëkate!

Këngëtarja Aurela Gaçe ka shpërthyer me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas tensioneve dhe përplasjeve të dhunshme që shoqëruan protestën në Tiranë. Ajo shprehu shqetësim të thellë për situatën, duke mos kursyer kritikat ndaj klasës politike në tërësi.
Gaçe theksoi se qytetarët nuk duhet të jenë armiq me njëri-tjetrin dhe se këto përplasje po ndodhin ndërkohë që politika vazhdon të përfitojë në kurriz të popullit. Si mund të ndodhë kjo? Ose ne s'jemi armiq me njëri-tjetrin! Ai fëmijë që godet është dhe fëmija yt. Si arritëm këtu? Politika tallet me ne, na qesh e na përbuz, shkroi ajo.
Këngëtarja iu drejtua drejtpërdrejt politikanëve të të gjitha anëve, duke i akuzuar për përgjegjësinë e situatës ku ndodhet vendi. Ju politikanë, nga të gjitha anët, keni shumë mëkate ndaj këtij populli! Në emër të kujt dhunohen njerëzit? Në emër të politikës! Ndaluni para se të jetë tepër vonë, tha ajo me tone të ashpra, .
Reagimi i saj vijoi me akuza të rënda, ku theksoi rëndësinë e ruajtjes së të ardhmes së brezit të ri. Politikë e ndyrë, e pagjakë, pa shpirt. Mjaft me vjedhjet, mjaft me majmjen për 3 dekada. Mos e vritni të ardhmen. Rinia meriton të jetojë lirshëm dhe të ndërtojë të ardhmen e saj këtu, pranë familjeve, pranë njerëzve që i duan, përfundoi ajo, .
Këto deklarata të Aurela Gaçes vijnë pas protestës në kryeqytet, e cila u shoqërua me incidente, përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe me persona të lënduar. A do e dëgjojë dikush këtë zë ndërgjegjeje, apo do vazhdohet si gjithmonë?
