TikTok i bën ban llogarisë së dokumentarit “Musk” për “përmbajtje politike”

Elon Musk nuk e zotëron TikTok-un, por si duket, aplikacioni është i ndjeshëm ndaj kritikave ndaj CEO-s së Teslas. TikTok ka pezulluar përgjithmonë llogarinë zyrtare promovuese të “Musk”, një dokumentar i ri që është mjaft kritik ndaj aktiviteteve të fundit të tij dhe po shfaqet në afro 500 kinema nëpër Shtetet e Bashkuara.
Arsyeja e dhënë për këtë pezullim ishte “përmbajtje politike” që shkel politikat e TikTok. Sidoqoftë, nuk u dhanë detaje specifike se çfarë saktësisht kishte bërë llogaria për të merituar një masë kaq drastike. Më falni, po ne këtu kemi nisur të qeshim me “përmbajtjen politike” kur flasim për një dokumentar që thjesht tregon veprimet e një figure publike!
Bleecker Street, shpërndarësi i filmit, po apelon vendimin, por pezullimi qëndron ende në fuqi gjatë një fundjave kur audienca është më e prirur ta shikojë filmin. Kjo, natyrisht, nuk e ndihmon aspak fushatën e marketingut të filmit, sepse plani ishte të shpenzoheshin para për reklama për të promovuar postimet e dokumentarit në TikTok para se të ndodhte bllokimi. Ironi e hidhur, apo jo?
Edhe pse Musk nuk ka asnjë lidhje financiare (apo tjetër) me TikTok-un, aplikacioni zotërohet pjesërisht nga bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison. Dokumentari përfshin një skenë ku Ellison ofron t'i ndihmojë Musk-ut të paguajë për blerjen e Twitter-it përmes një mesazhi. Po, sigurisht, kjo mund të mos ketë absolutisht asnjë lidhje me pezullimin... Kush na beson neve?
Në recensionin e Mashable, Matt Binder, gazetar i lartë i teknologjisë, e quajti dokumentarin “të ashpër”, por theksoi edhe paanësinë e tij, duke thënë se paraqet Musk-un, përmes veprimeve dhe fjalëve të tij, duke e goditur veten në fytyr herë pas here.
