Qeni i Oriola Marashit u humb, ofrohen 2 mijë euro shpërblim!

Modelja dhe vokalistja Oriola Marashi është në hall të madh! Ajo ka bërë një apel publik në rrjetet sociale pasi i ka humbur qenushja e saj e dashur, Lola.
Sipas njoftimit që ka shpërndarë, Lola është humbur më 17 tetor, rreth orës 16:27 pasdite, në zonën e Patokut.
Qenushja është një "Toy Poodle" ngjyrë kafe, peshon rreth 3.3 kilogramë dhe kur u zhduk mbante një qafore të zezë. Veç kësaj, thuhet se Lola është shumë e trembur.
Për këdo që e gjen dhe e rikthen qenushen e vogël te pronarja e saj, Oriola ka ofruar një shpërblim prej 2.000 eurosh. Kjo tregon sa shumë e do Lola-n, apo jo? Shpresojmë ta gjejë kush e kush!
Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.
