MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për Çiljetën dhe pse s'i bën follow në Instagram: Po ku pushime pa mua?!

Këngëtarja Ingrit Gjoni ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli hapur për raportin e saj me kolegen, Çiljeta Xhilaga. Gjatë intervistës, moderatori Luiz Ejlli luajti një lojë me të, duke i treguar foto që ajo duhej t'i identifikonte me anë të përshkrimeve të tij.

Kur në ekran u shfaq fotoja e Çiljetës, Luizi e pyeti Ingritin nëse miqësia e tyre i kishte rezistuar kohës. Gjoni tha se marrëdhënia e tyre vazhdon, pavarësisht disa ndryshimeve të vogla. Sipas saj, Çiljeta mbetet një mike e dashur, por tani pushimet po i bën me shoqe të tjera. Po, i ka rezistuar, me ca devijime të vogla, se ka krijuar dhe ajo shoqëri më të ngushta në jetën e saj, theksoi këngëtarja, duke e trajtuar situatën me humor, .

Ejlli e pyeti më vonë pse dikur publiku i kishte parë si rivale. Ingrit Gjoni shpjegoi se në fillimet e karrierës së tyre ishin konkurente, pasi performonin në klube të ndryshme dhe shpesh njëra këndonte në një vend, ndërsa tjetra pikërisht në të njëjtin vend ditën pasardhëse.

Por momenti më interesant i intervistës ishte zbulimi për mungesën e 'follow-it' reciprok në Instagram. E pyetur për këtë, këngëtarja zbuloi me humor (apo jo?) se ajo kishte vendosur ta hiqte Çiljetën nga lista e njerëzve që ndjek, pasi Çiljeta nuk kishte zgjedhur të shkonte me pushime me të. Të them të drejtën, e hoqa nga Instagrami. Pak ditë më parë ishim bashkë për darkë. Por më mirë ta heq, se nuk zgjodhi të shkojë me pushime me mua. Më ka mbetur hatri shumë, u shpreh ajo me ironi. Kjo histori na duket aq e vërtetë, sa nuk e dimë ku mbaron shakaja dhe ku fillon bezdisja e vërtetë!

Sipas Gjonit, Çiljeta nuk e ka hequr atë nga Instagrami, madje i ka kërkuar t'i bëjë sërish follow, duke i thënë: Bëj më të famshme. Sigurisht, kjo batutë solli të qeshura në studio, por duket se pavarësisht shakave dhe ndryshimeve, miqësia mes dy këngëtareve të njohura vazhdon. Epo, kush nuk do të ndihej e lënë jashtë kur nuk të ftojnë në pushime?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.