Loredana shkon në Paris… mes kaosit!

Loredana Zefi, reperja zvicerano-kosovare me origjinë shqiptare, ka bërë bujë me postimin e fundit në rrjetet sociale, ku ka zbuluar se është nisur drejt Parisit të Francës. Por Parisi është përmendur së fundmi në raportime për tensione.
Kryeqyteti francez ka qenë në qendër të vëmendjes për protesta dhe incidente të ndryshme, dhe situata atje është pak… trazirë. Dhe pikërisht në këtë gjendje, Loredana ka vendosur të udhëtojë drejt tij, duke e ndarë me fansat e saj. Ajo ka publikuar në InstaStory një foto nga brenda avionit, ku shihet qartë lokacioni: "Paris, France".
Natyrshëm, ndjekësit janë bërë kureshtarë. Pse Loredana në Paris, pikërisht tani? Reperja nuk ka dhënë detaje për arsyen e kësaj vizite. Nuk dihet nëse është për ndonjë angazhim profesional, si një projekt i ri muzikor , apo thjesht për çështje personale.
Deri tani, Loredana ka zgjedhur të jetë misterioze, duke ndarë vetëm foton nga avioni pa zbuluar më shumë rreth planeve të saj. Duket sikur i ka lënë të gjithë me sytë nga ekrani, duke pritur lëvizjen e radhës.
